INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëngjet vaginale dhe çfarë nënkuptojnë ngjyrat e tyre

Lëngjet vaginale dhe çfarë nënkuptojnë ngjyrat e tyre

Publikuar më: 15:14 31-07-2017

Ngjyra, era dhe përbërja e lëngjeve vaginale nuk janë asnjëherë të njëllojshme, ato ndryshojnë nga rasti në rast.

Gjithçka varet nga faza e ciklit në të cilën ndodhet gruaja… Mësoni të dëshifroni shenjat dhe të mbroni shëndetin tuaj:

Lëngje të bardha, të tejdukshme e të trasha

Ndoshta gjendeni në procesin e ovulacionit. Lëngjet vaginale të bardha e disi të trasha vërehen zakonisht në mes të cklit. Kjo është një “mekanizmë automatike” e organizmit për lehtësimin e lëvizje së spermës në vaginë dhe rrjedhimisht fekondimin e lehtë të vezës.

Lëngje të bardha, në formë topthash që shkaktojnë kruarje

Në përgjithësi lëngje të tilla janë rezultat i infeksioneve fungale. Nuk kanë erë të keqe, por shkaktojnë kruarje intensive brenda dhe jashtë pjesës intime.

Lëngje të verdha apo të gjelbëra

Bëhet fjalë për klamidia ose gonorea, dy infeksione të njohura ngjitëse. Infeksione që shoqërohen me dhimbje legeni dhe djegie urine.

Lëngje ngjyrë gri me erë të keqe

Bëhet fjalë për vaginozë bakteriale. Era e keqe e lëngjeve vaginale (erë peshku) është simptoma më karakteristike e saj. Më të shumtën e rasteve vaginoza bakteriale vjen si pasojë e çrregullimit të bakterieve në organet gjenitale.

Lëngje shkumuese ngjyrë gri

Pas sekretimit të lëngjeve shkumuese zakonisht fshihet trikomoniaza, një infeksion ngjitës që nuk merret vetëm nga marrëdhëniet seksuale, por dhe nga peshqirët, lodrat erotike etj., etj… Në shumë raste, infeksioni specifik është asimptomatik (pa shenja).

Lëngje vaginale me gjak

Rrjedhja e lëngjeve vaginale me ngjyrë të pazakontë mund të shkaktohet nga gjakderdhja e papritur, dukuri mjaft e hasur tek femrat që marrin kontraceptivë, pra është një lloj reagimi i trupit ndaj ndryshimeve hormonale, ose nga përzierja e lëngjeve normale me gjakun e periodave të fundit. Kjo gjendje nuk përbën arsye shqetësimi. Rrallëherë prania e gjakut tregon lezione para-kanceroze të qafës së mitrës.

Article Logic
Execution time: 0.0038161277770996