INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Adoleshentë, mos u dehni! Studiuesit besojnë se kjo rrit rrezikun e alkoolizmit [VIDEO]

Publikuar më: 18:03 20-07-2017

Pirja e tepruar gjatë adoleshencës ndikon në zonat e trurit që janë në zhvillim. Adoleshentët që pinë shumë alkool kanë rezultuar me hollim në indet e trurit në rajonet që lidhen me arsyen, logjikën, zgjidhjen e problemeve, planifikimin dhe kujtesën, zbulon një studim. Studiuesit besojnë se pirja e sasive të mëdha të alkoolit ndërsa truri ende është duke u pjekur mund të dëmtojë përgjithmonë sistemin nervor të një personi dhe të rrisë rrezikun e alkoolizmit. Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Oregonit analizuan studimet që shqyrtuan efektet e pirjes së tepruar te në adoleshentët dhe të rriturit e rinj, në strukturën e tyre të trurit. Rezultatet zbuluan se pijet e tilla holluan indet e truri në rajonet që lidhen me arsyen, logjikën, zgjidhjen e problemeve, planifikimin dhe kujtesën. Ata gjithashtu vunë re zvogëlim në aktivitetin e trurit në fushat që kontrollojnë të mësuarit dhe reagimin vullnetar. Studiuesit thonë se këto ndryshime të trurit, si rezultat i përdorimit të tepruar alkoolit rëndë gjatë adoleshencës rritet rreziku për  një çrregullim të përdorimit të alkoolit më vonë në jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0031161308288574