INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
STUDIM, mësoni se si vetëm 3.5% e popullsisë kanë rrëzuar regjime nëpër botë

STUDIM, mësoni se si vetëm 3.5% e popullsisë kanë rrëzuar regjime nëpër botë

Publikuar më: 13:53 18-05-2019

Në vitin 1986, miliona filipinas dolën në rrugët e Manilas në një protestë paqësore dhe lutje. Lëvizja quhej “People Power”. Regjimi i Marcosit ra në ditën e katërt.

Në vitin 2003, populli i Gjeorgjisë rrëzoi Eduard Shevardnadze përmes "Rose Revolution", në të cilin protestuesit sulmuan ndërtesën e parlamentit duke mbajtur lule në duart e tyre.
Një vit më parë, Presidentët e Sudanit dhe Algjerisë njoftuan se do të largoheshin pas dekadave në detyrë, falë fushatave paqësore të rezistencës.
Në secilin rast, rezistenca civile dhe njerëzit e zakonshëm tronditën elitën politike për të arritur ndryshime rrënjësore.

Këto janë vetëm disa raste të marra në studim që kanë treguar se si popujt në vende të ndryshime nëpërmjet protestave paqësore kanë bërë ndryshime radikale. Kërkimet e Erica Chenoweth, një shkencëtare politike në Universitetin e Harvadrit, konfirmoi se mosbindja civile nuk ështe vetëm zgjedhje morale, ajo është mënyra më e fuqishme e formimit të politikës botërore. Sigurisht është një rrugë e gjatë, shkruan BBC.

Duke parë qindra fushata gjatë shekullit të kaluar, studjuesja Chenoweth zbuloi se fushatat jo të dhunshme kanë dy herë më shumë gjasa për të arritur qëllimet e tyre se sa fushata të dhunshme. Edhe pse dinamika varet nga shumë faktorë është e faktuar se, vetëm rreth 3.5% e popullsisë që merr pjesë aktive në protesta, siguron ndryshime serioze politike.
"Nuk kishte asnjë fushatë që kishte dështuar pasi ata kishin arritur pjesëmarrjen prej 3.5% gjatë një ngjarjeje", thotë Chenoweth, një fenomen që ajo e ka quajtur "Rregulli 3.5%".
Sipas kërkimeve, fushatat jo të dhunshme kishin dy herë më shumë gjasa që të kishin sukses se sa fushatat e dhunshme. Ato çuan në ndryshimet politike në 53 për qind të rasteve, krahasuar me 26 për qind për protestat e dhunshme.
Në fakt, nga 25 fushatat më të mëdha të marra në studim, 20 ishin jo të dhunshme dhe 14 prej tyre shënuan sukses të plotë. Në përgjithësi, fushatat jo të dhunshme tërhoqën rreth katër herë më shumë pjesëmarrës (200,000)se sa fushata mesatarisht të dhunshme 50,000.
Fushata “People Poëer” kundër regjimit të Marcos në Filipine, për shembull, tërhoqi dy milionë pjesëmarrës në kulmin e saj, ndërsa kryengritja braziliane në vitin 1984 dhe 1985 tërhoqi një million.

Article Logic
Execution time: 0.0026991367340088