INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Parada e Krenarisë'' së LGBTI/ Puthje dhe përqafime, Tirana mbushet me ngjyra

''Parada e Krenarisë'' së LGBTI/ Puthje dhe përqafime, Tirana mbushet me ngjyra

Publikuar më: 14:13 18-05-2019

Tirana është mbushur sot me ngjyrat që përfaqësojnë komunitetin LGBTI. Me rastin e ditës kundër homofobisë dhjetëra qytetarë me flamuj e vizatime me ngjyra janë mbledhur së bashku në paradën e krenarisë. Mes të pranishmëve u vu re edhe avokatja e Popullit Erinda Ballanca e cila pikturoi fytyrën me ngjyrat e ylberit.

Të drejtat LGBT në Shqipëri janë të garantuara nëpërmjet legjislacionit kundër diskriminimit. Aktiviteti seksual brenda gjinisë së njëjtë si për djemtë ashtu edhe për vajzat është dekriminalizuar në Shqipëri që prej vitit 1995, por gjithsesi të mirat ekonomike brenda një çifti homoseksualësh nuk gëzojnë mbrojtje ligjore sikurse çiftet heteroseksuale.

Shqipëria konsiderohet si një vend konservator, specifikisht në reagimet publike lidhur me të drejtat e personave LGBT si dhe vizibiliteti i tyre në sferën publike. Gjithsesi legjislacioni kundër Diskriminimit që Shqipëria ka miratuar e ka shtyrë Shoqatën ILGA-Europe ta cilësojë Shqipërinë si një nga shtete e pakta në Europë që e ndalon me ligj diskriminimin me bazë identitetin gjinor.

kjo_tipja.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042319297790527