INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta apel të fortë krerëve politikë, “T’i thërrasin mendjes”

Meta apel të fortë krerëve politikë, “T’i thërrasin mendjes”

Publikuar më: 08:43 17-05-2019

Presidenti Ilir Meta i ka bërë apel të fortë krerëve të maxhorancës dhe të opozitës, që të lënë mënjanë ndasitë dhe ti japin fund krizës së thellë politike në vend. “Të gjithë t'i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë. Për interesa okulte nuk ka pse Shqipëria të shkojë në konfrontim", ishte mesazhi i Presidentit Ilir Meta.

Për kreun e shtetit secili duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë. "Askush nuk mund ti transferojë përgjegjësitë tek të tjerët aq më tepër tek Presidenti”, deklaroi Meta, duke shtuar më pas së të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë. “Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe pasojat që do të kenë në rast se vendin e çojnë drejt konfrontimit”, shtoi kreu u shtetit.

Sipas, kreut të shtetit kjo situatë nuk duhet të ekzisonte kurrësesi.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0028600692749023