INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike, Meta apel nga Skrapari: Po ndihen efektet e para

Kriza politike, Meta apel nga Skrapari: Po ndihen efektet e para

Publikuar më: 12:00 15-05-2019

I shqetësuar për krizën politike që ka mbërthyer vendin prej disa muajsh, presidenti Ilir Meta ka lëshuar një thirrje për reflektim nga palët politike.

Nga Skrapari ku ndodhej sot, kreu i shtetit u shpreh se pasojat e para të situatës politike kanë nisur të ndihen në sektorin e turizmit.

“Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike.

Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë”, – tha Meta.

Këtë mesazh Presidenti i Republikës e përcolli sot nga qyteti i Skraparit, ku u shkoi për çeljen e sezonit të ri turistik.

Article Logic
Execution time: 0.0029690265655518