INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot nis PËRPUTHEN 3, zbulohen katër konkurrentët e parë, ja FOTOT e tyre!

Sot nis PËRPUTHEN 3, zbulohen katër konkurrentët e parë, ja FOTOT e tyre!

Publikuar më: 11:34 06-09-2021

Përputhen është një ndër emisionet më të ndjekura për publikun shqiptar, i cili prej muajsh të tërë i ka mbajtur të mbërthyer pas ekranit të gjithë shikuesit. Ky emision ka përfunduar dy sezonet e parë të cilët ishin mjaft të suksesshëm, por ditën e sotme do të nisë dhe sezoni i tretë, me shumë të papritura, konflikte, debate dhe ndoshta romanca të reja.

Për disa javë, stafi i Përputhen bashkë me një pjesë të ish-konkurrentëve kanë qenë ata të cilët kanë shëtitur në shumicën e qyteteve të mëdhaja të Shqipërisë për të gjetur konkurrentët e rinj.

Shumë karaktere dhe personazhe interesantë kanë qenë pjesë e këtyre audicioneve, por vetëm një pjesë e tyre është përzgjedhur.

Ndërkohë që emisioni fillon sot në orën 18:30, janë zbuluar disa prej djemve dhe vajzave të cilët do të jenë pjesë e këtij emisioni dhe “ONN Albania” ka publikuar fotot e tyre.

Në pamje duken interesantë dhe tërheqës, por le të shohim se çfarë ka për të ndodhur në studion e emisionit, si do të krijohen çiftet dhe armiqësitë.

5.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0030720233917236