INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot Asambleja e PS, zbardhet agjenda. Do të bëhet publike puna e qeverisë dhe e partisë

Sot Asambleja e PS, zbardhet agjenda. Do të bëhet publike puna e qeverisë dhe e partisë

Publikuar më: 10:40 28-12-2018

Partia Socialiste do të mbledhë në orën 10:00 Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të nisë me fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministër i vendit, Edi Rama. Gjatë Asamblesë do të paraqitet raporti për ecurinë e procesit të bashkëqeverisjes, si dhe një udhëtimin e zhvillimin e mëtejshëm të llogaridhënies publike.

Në agjendë janë parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërsa është parashikuar edhe Kongresi i PS në 30 mars 2019.
Agjenda e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS
1. Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, kryeministrit Edi Rama.
2. Raportim mbi performancën e qeverisë. Bashkëngjitur informacion nga analizat e zhvilluara nga partia Socialiste dhe grupit parlamentar me çdo ministër të qeverisë.

3. Raportim i Koordinatorit Kombëtar, Elisa Spiropali, për ecurinë e deritanishme të procesit të bashkëqeverisjes.
4. Udhëzim për zhvillimin e Llogaridhënies Publike të qeverisjes qendrore dhe vendore “Puna për Shqipërinë që duam”, prej datës 1 maj deri më 30 qershor 2018.
5. Informacion për punën e deritanishme mbi analizën e performancës së qeverisjes vendore.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën janar-prill 2018.
7. Vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së Partisë Socialiste për vitin 2018.
8. Çështje të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0052142143249512