INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkimi i ministrave, reagojnë PD-LSI: Qeveria ra! Radhën e ka Rama

Shkarkimi i ministrave, reagojnë PD-LSI: Qeveria ra! Radhën e ka Rama

Publikuar më: 13:09 28-12-2018

Me një vendim që ishte parlajmëruar se do të ndodhte në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministrit Edi Rama nuk i zhgënjeu pritshmëritë, duke shkarkuar një tëmret të vërtetë në qeveri, pasi lajmëroi shkarkimin e 7 minstrave dhe zëvendëskryeministres.

Për këtë vendim të kreut të ekzekutivit ka ardhur edhe reagimi i parë nga opozita, me kreun e Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, që thotë se “Qeveria ra”. Sipas Vasilit tani radhën e ka Edi Rama për t’u larguar.

“Qeveria ra!! Tani mbetet vetëm Kryeministri, por durim, për fare pak do te iki edhe ai !!”, shkruan Vasili në Facebook.

“Furtuna“ në qeveri është komentuar edhe nga PD, me deputetin Ervin Salianji që shkruan se “Rama është në greminë”.

“Largohen gjithë ministrat e akuzuar nga opozita, pas Tahirit, Xhafajt, Beqaj, @co sot Rama konfirmoi qëndrimet e opozitës nē përpjekje për të shpëtuar veten”, shkruan Salianji në Facebook.

Më tej ai thekson se “qeveria Rama vazhdon të mbetet qeveri drejtorash, pasi çdo ministër zbaton direktivat korruptive të tij”.

Ndërkohë, Salianji e sheh shkarkimin e ministrave të besuar të shefit të qeverisë si lëvizje taktike e Ramës për të ruajtur pushtetin.

“Rama për pushtet personal shet cilindo! Lëvizjet dëshpëruese të Ramës me qeverinë nuk blejnē dot kohë për Ramën që sa më shumë lakmuesa pa emër dhe pa fytyrë fut në qeveri aq mê shumë nxihet vetë”, shprehet ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164