INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigrantët e guximshëm edhe pse pa leje nga policia sot do protestojnë

Emigrantët e guximshëm edhe pse pa leje nga policia sot do protestojnë

Publikuar më: 12:18 28-12-2018

Shqiptarët në emigracion kanë paralajmëruar se ditën e sotme do të dalin në protestë përpara kryeministrisë me moton "Nën një flamur"!

Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka dhënë leje, ata nuk do ndalen. Tubimi pritet të përcjellë mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.
Një nga organizatorët e kësaj proteste është Genc Sejko, një personazh i cili njihet gjerësisht si 'njeriu i memeve'.
Thirrjes së bërë në rrjetet sociale pak ditë më parë i janë përgjigjur mijëra qytetarë, shumica e tyre emigrantë.
Protesta e thirrur në 28 dhjetor edhe pse ka organizatorë emigrantët jashtë vendit, është e hapur për të gjithë qytetarët e tjerë. Ajo zhvillohte ne oren 17.00

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416