INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama këmbëngul në Paktin për Universitetin, publikon videon sqaruese [VIDEO]

Rama këmbëngul në Paktin për Universitetin, publikon videon sqaruese [VIDEO]

Publikuar më: 10:33 27-12-2018

Edi Rama vijon të këmbëngulë se Pakti për Universitetin i firmosur nga qeveria e tij është zgjidhja e duhur për pikat e vendosura nga studentët. Për këtë qëllim, Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të enjteje me vendimet e Këshillit të Ministrave, lidhur me kategoritë e studentëve që e përfitojnë shkollën falas.

Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me dy nga vendimet e djeshme të Këshillit të Ministrave: "Për disa ndryshime në VKM Nr. 269, për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit" si dhe "Për disa ndryshime në VKM Nr. 903 për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave studentore", që adresojnë dhe tejkalojnë kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të regjistrimit në universitet, ju uroj një ditë të mbarë?”
Në videon e publikuar prej tij thuhet se në Pakti për Universitetin 8+, përfitojnë 100% financim të tarifës studentët nga familje me ndihmë ekonomike, të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët.
Po ashtu këto kategori do të përfitojnë edhe bursë mujore prej 10 mijë lekë të reja.
“Studentët me notë mesatare mbi 9, do të kenë financim 100% të programit të studimeve dhe bursë 10 mijë lekë në muaj”.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658