INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Riformatim PS, Rama shkrin FRESSH dhe Forumin e Gruas. S’kemi nevojë për gra komuniste!

Riformatim PS, Rama shkrin FRESSH dhe Forumin e Gruas. S’kemi nevojë për gra komuniste!

Publikuar më: 12:48 28-12-2018

Furtunë në Partinë Socialiste. Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në Asamblenë e PS , teksa foli për një riformatim nga e para në PS.

Rama ka lënë të kuptohet se Forumi i Gruas Socialiste do të shkrihet. Shefi i qeverisë i quajti gratë e këtij forumi “komuniste që vetëm zihen”. Sipas tij, ky forum është i panevojshëm në një kohë kur gratë në qeveri janë të mirëpërfaqësuara dhe përbëjnë 50% të qeverisjes së tij.
Edi Rama:
“Forumi i gruas, e dëgjoj vetëm kur ka zgjedhje që zihen gratë me njëra-tjetrën. S’ka nevojë të kemi forum gruaje, gra komuniste që zihen e bëjnë sikur qeshin për 8 mars, por vetëm zihen, vetëm për sherr. Nuk na duhen më forume statike, një parti që nuk riformatohet në terren, që nuk rrjetëzohet”.
Rama zbuloi edhe telefonatën me kreun e FRESSH në ditët e protestës së studentëve.
Edi Rama:
“Kur ishte protesta e studentëve mora Elion në telefon. I thashë Elio ku i ke freshistët. Aty te ministria- më tha. Shumë mirë, edhe FREsSHI në protestë te ministra. Domethënia është shumë e madhe, edhe fëmijët tanë në protestë. Ka ardhur koha të nxjerrim një mësim nga protesta.
FRESSH-i s’mund të jetë më organizata ekskluzive e PS, ne do u japim mundësi të organizohen si të duan, të organizohen dhe të regjistrohen si grup interesi pranë nesh”.

Article Logic
Execution time: 0.0045030117034912