INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sqaron fishkëllimat ndaj Blushit në Elbasan, Referendum për mandatin tim

Rama sqaron fishkëllimat ndaj Blushit në Elbasan, Referendum për mandatin tim

Publikuar më: 14:13 09-03-2016

Edi Rama zgjodhi Asamblenë e Partisë Socialiste për të komentuar për herë të parë “dhunë” e anëtarëve të partisë në Elbasan ndaj Ben Blushit.

“Fishkëllima të pasjellshme … Më mirë të mos ndodhte por asgjë nga këto nuk e bën më të vogël vlerën e punës së madhe që qeverisja po bën për vendin. Edhe kur fishkëllehemi padrejtësisht nuk i fshehim gabimet tona pas fishkëlluesve. Kjo quhet përgjegjshmëri ndaj interesave”.

Edi Rama foli dhe për vonesën e zgjedhjet në parti, teksa kërkoj referendum për mandatin e tij:

“Të shkojmë në referendum ta vendosin socialistë cështjen e mandatit tim. Socialistët me votë të lirë dhe të fshehtë në përgjigje të pyetjes nëse mandate im duhet të ndërpritet apo të vazhdojë. Nëse mandati im duhet zgjedhur me një anëtar një votë apo nga Kongresi”.

Por pse nuk janë mbajtur zgjedhje për më shumë se dy vite e gjysëm?

“Unë besoj se jo vetëm unë por askush këtu nuk u kujtua për këto çështje statutore as 2 vjet e gjysmë përpara. Nuk e la punën e partisë për neglizhencë të qëllimshme dhe ta harrojnë se ndodhi për autoritarizëm vulgar. U përgatitëm jo pak për të qeverisur vendin. Nuk patëm kohë të merremi me zgjedhjet e partisë pasi kur morëm çelësat e qeverisë u gjendëm në kushtet e emergjencës. S’pata kohën e duhur të bëj detyrën në PS siç bëra detyrën e Kryeministrit.  S’mundet që diskutimi për statutin të kthehet në debat hileqar për qeverinë. Hallall jua bëj dhe njeriun e vetëm që paska frikë të votohet. E drejtë që duhej të kishte funksionuar dhe Asambleja e kryesia, por nuk mund të ketë fakte të ndryshme të qeverisjes”.

Article Logic
Execution time: 0.0023128986358643