INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ngec tek studentët. ‘Më dhanë një shuplakë unë i ktheva faqen tjetër”

Rama ngec tek studentët. ‘Më dhanë një shuplakë unë i ktheva faqen tjetër”

Publikuar më: 11:32 28-12-2018

I pari që ka marrë fjalën në Asamblenë e Partisë Socialiste ishte kryetari, njëherësh kryeministri Edi Rama. teksa e konsideron të pazakontë mbledhjen e Asamblesë, Rama u ndal tek çështja më e nxehtë e muajit dhjetor, protesta e studentëve. 

Edi Rama:
“Ky është një takim i pazakontë në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie. Në një moment të pazakontë për këtë familje e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të Shqiptarëve për Shqipërinë, por e pazakontë është edhe mundësia që na ka dhënë në këtë fund vitit protesta e studentëve. Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë në emër të një jete më të mirë universitare.
E shuplaka duket se e ka zgjuar kreun i qeverisë, i cili thotë se zgjodhi që studentëve ti kthejë faqen tjetër.
Edi Rama:
“studentët më dhanë një shuplakë që mua më përvëlon njësoj si një ditë më parë dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër. Ky brez është fëmija që vuan deformimet e sëmundjeve të tranzicionit të pafundmë që ne i kemi dhënë fund në shumë drejtime por shumëkund deri tash vetëm në letër. I kemi dhënë fund tranzicionit kur i thamë stop dritat nuk vidhen më. Edhe kur kaluam ligjin e arsimit të lartë. Por dritat nuk vidhen më, ndërsa universiteti ka ligjin në letër por jo ligjshmërinë në jetën e përditshme. Tranzicioni vazhdon. Në drejtësi jemi në një kohë të ndërmjetme mes tranzicionit dhe fundit të tij. Tek pensionistët, prona jemi në kohë të ndërmjetme”.

Article Logic
Execution time: 0.0047202110290527