INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sonte Noizy bëhet “Grande” për albumin  ZinCity

Sonte Noizy bëhet “Grande” për albumin ZinCity

Publikuar më: 17:16 01-04-2016

E dimë që kishit kohë që e prisnit, por gjërat e mira vijnë tek ata që dinë të presin apo jo?

Kështu, për mijëra fansat e Noizyt që mbajnë frymën sa herë presin një këngë të re prej tij, sonte në orën 21.00, reperi juaj i preferuar do të zbulojë surprizën e 1 prillit. Menduat se ishte gënjeshtër? Nuk mund të ishte sepse djali i hiteve absolute, mund të mos bëjë premtime për femrat, por di t’i mbajë ato kur flitet për fansat dhe projektet e reja. Ndaj, sonte në orën 21.00, do të keni mundësinë të shihni videon e këngës “Grande” që i paraprin albumit të shumëpritur “ZinCity”. Pjesëmarrëse në këtë klip do jetë edhe mikesha e tij, Enca.  Pjesë e albumit do të jenë plot 18 këngë, rezultat i një pune të gjatë në studio. Kështu, pasi ka treguar që është “Number one”,  reperi rikthehet edhe njëherë tjetër “alla Grande”.

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816