INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MTV lë kokën pas Dua Lipas: Në një nivel me Justin Bieber dhe Bruno Mars!

MTV lë kokën pas Dua Lipas: Në një nivel me Justin Bieber dhe Bruno Mars!

Publikuar më: 16:29 01-04-2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare prej kohësh ka hedhur hapat për pushtimin e botës muzikore, por së fundmi duket se e ka marrë me vrap.

Më shumë se thjesht pëlqimin dhe dashamirësinë e fansave, ka marrë aprovimin e gjigandëve të muzikës, MTV, të cilët jo vetëm e përkrahin, por e kanë bërë atë Push Artist-in e tyre. Ishte vetë Dua Lipa që e bëri publik lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale, ku duke se ishte në qiellin e shtatë. Dhe jo pa të drejtë! Push Artist konsiderohet nga MTV jo vetëm një artist premtues, por një bast i sigurt, duke i vënë ata në qendër të vëmendjes për një periudhë të caktuar kohorë.

Jo vetëm mbështetje dhe përkrahje, por gjithashtu promovim deri në detaje të artistave, duke realizuar video prezantuese, dokumentarë, për ta bërë gjithë publikun që të njohë artistin në fjalë. Mjafton të përmendësh që Push Artist më parë për MTV kanë qenë emra si Justin Bieber, Bruno Mars dhe Kesha për të krijuar idenë se ku e rendit ky televizion Dua Lipan për vlerat e saj muzikore. 

Article Logic
Execution time: 0.0040881633758545