INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali me rrugën Tiranë-Elbasan, arrestohet Dashamir Xhika dhe dalin 10 fletë arresti për emra të njohur

Skandali me rrugën Tiranë-Elbasan, arrestohet Dashamir Xhika dhe dalin 10 fletë arresti për emra të njohur

Publikuar më: 09:07 02-02-2018

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës pas kallëzimit nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet në kohën kur ishte drejtor.

Bëhet fjalë për shpërdorim fondesh prej 5,4 milionë dollarë dhe abuzime me ndërtimin e aksit Tiranë-Elbasan dhe rrugës së Gjinarit në 2009-ën.

Pas arrestimit të ish-drejtorit të LSI-së Dashamir Xhika, prokuroria e Elbasanit ka lëshuar edhe 10 urdhër-arreste të tjera për skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë edhe Andi Toma, ish drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve, nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa, Kujtim Hysa, ndërsa Rezarta Bokçiu është me ‘arrest shtëpie’.

Të njëjtat burime pohuan për ‘BalkanWeb’ se nga 10 urdhër-arreste janë ekzekutuar vetëm 6 prej tyre, ndërsa priten ende të tjera arrestime. Përveç masës së arrestit, policia ka ushtruar edhe kontrolle në banesë tek zyrtarët në fjalë.

Article Logic
Execution time: 0.005573034286499