Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Ilir Shaqiri, ka reaguar së fundmi lidhur me situatat e krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Përmes një postimi në InstaStory, Shaqiri ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë, ku shprehet:
“Në këtë pikë uroj ta fitojë Bigun dikush që i mëson opinionistëve si të flasin, produksionit rregulloren dhe shqiptarëve si të sillen.”
Deklarata e tij është interpretuar si një kritikë e hapur ndaj mënyrës se si po menaxhohen debatet në spektakël, por edhe ndaj sjelljes së disa prej personazheve brenda shtëpisë. Reagimi i tij ka nxitur menjëherë diskutime në rrjet, me ndjekësit që janë ndarë mes atyre që e mbështesin qëndrimin e tij dhe atyre që e konsiderojnë deklaratën si të fortë.
Ilir Shaqiri, i cili fitoi zemrat e publikut gjatë rrugëtimit të tij në BBVIP, vazhdon të mbetet një zë i komentuar sa herë që shpreh mendim për formatin që e bëri fitues.








1 Mar 2026 





