Alesio Alia i ka dhënë fund aventurës së tij në “Big Brother VIP Albania”. Gjatë prime-it të fundit, banori kërkoi të largohej nga shtëpia dhe produksioni miratoi vendimin, duke e mbyllur kështu eksperiencën e tij në reality show.
Largimi erdhi në mënyrë të papritur, pa sinjale të forta paraprake, çka befasoi një pjesë të publikut që priste ta shihte më gjatë në garë. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Alesio u karakterizua nga një profil i qetë dhe i rezervuar, duke shmangur përplasjet e forta dhe debatet e zjarrta që shpesh dominojnë formatin.
Ai zgjodhi të qëndronte larg konflikteve dhe të mos përfshihej intensivisht në strategjitë e lojës, duke u pozicionuar ndryshe nga shumë konkurrentë të tjerë. Për disa ndjekës, kjo qasje e bëri atë një figurë më reflektuese dhe të matur; për të tjerë, mungesa e protagonizmit ndikoi që rrugëtimi i tij të mos kishte dinamizmin e pritur.








1 Mar 2026 





