INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sipas Luana Vjollcës, kjo është skuadra më e mirë! [FOTO]

Sipas Luana Vjollcës, kjo është skuadra më e mirë! [FOTO]

Publikuar më: 15:03 30-05-2020

Luana Vjollca është padiskutim një ndër femrat më të suksesshme në showbizzin shqiptar dhe këtë e tregon fare mirë popullariteti që ka fituar. Luanën e kemi parë në shumë disiplina të ndryshme, si këngëtare, moderatore, kërcimtare dhe duhet ta pranojmë që ka shkëlqyer në të gjitha.

Gjatë ditëve të karantinës, Luanës i ka munguar shumë puna e saj dhe së fundmi ka ndarë disa poza me dy kapitenët e programit që drejton, pikërisht Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja.

“Sa veta i ka marrë malli? Mua shumë. Skuadra më e mirë”, ka shkruar Luana krah postimit ku ka etiketuar dhe dy kolegët e saj.

 

Fansat kanë lënë menjëherë komente të ndryshme duke pohuar se po e presin me padurim sezonin e ri të emisionit të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0041651725769043