INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Sillesh si ëndrra e çdo vjehrre, por je ndryshe'/ Edisa përplaset me Brikenën, i kthehet Mateo: Ti je xheloze për të

'Sillesh si ëndrra e çdo vjehrre, por je ndryshe'/ Edisa përplaset me Brikenën, i kthehet Mateo: Ti je xheloze për të

Publikuar më: 21:27 07-03-2026

Që prej hyrjes së saj në Big Brother, Edisa është përplasur me Brikenën, ku ka pasur shumë debate mes tyre.

Gjatë spektaklit të kësaj të shtune, Edisa tha se Brikena shtiret dhe “sillet si ëndrra e çdo vjehrre”. Nga ana tjetër, Brikena tha se e ka provokuar Edisën në kuadër të lojës, ndërsa ndërhyri dhe Mateo.

Edisa: Këtu e pashë ndryshe nga jashtë. Ka mbajtur këtë rolin miss-paqja dhe miss-nderi. Nuk më përputhet zëri me figurën. Brikena bën sikur preket, derdh dhe ndonjë lot, por është ajo që sulmon më shumë femrat. Tallet dhe bullizon femrat. Ke ardhur këtu për t’u dalë ëndrra e çdo vjehrre, unë të paktën jam e vërtetë.

Brikena: Sa për gjestin, unë jam tip që kam gjestikulacione. Nuk shaj kurrë dhe nuk ia kam bërë kurrë asnjë djali dhe asnjë vajze.

Edisa: Ti je mashtruese, do të mashtrosh edhe para videos.

Brikena: Për të tjerat, jemi në lojë dhe ia kam hedhur ndonjë provokim. Kjo më prek në pika ku unë nuk e kam prekur. Ia përmend mollëzat se e shoh që aty i djeg.

Article Logic
Execution time: 0.0038740634918213