Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, është rikthyer në emisionin Prive në Klan Kosova për të folur rreth përvojës së tij në shtëpinë më të famshme në vend.
Gjatë intervistës, Mekaj ndau edhe një moment që e cilësoi si ndër më të veçantët pas përfundimit të spektaklit.
Ai tregoi se aktorja e njohur turke Demet Ozdemir e cila e kishte bërë “follow” në rrjetet sociale, i kishte kthyer përgjigjeje edhe një mesazhi zanor që Londrimi i kishte dërguar si falënderim.
“Top momenti ka qenë kur e pashë që aktorja turke Demet Ozdemir ma kishte bërë follow. Dje ia çova një voice për me e falënderu dhe ma ktheu, ‘Londrim, je një nga favoritët e mi, e ke merituar. Besoj se kemi me u taku një ditë. Të dua”, ka treguar ai, t’i ketë thënë aktorja.








4 Mar 2026 





