INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siguria gjatë festave, policia kontroll në tregje: Kujdes me fishekzjarret

Siguria gjatë festave, policia kontroll në tregje: Kujdes me fishekzjarret

Publikuar më: 13:07 24-12-2017

Policia ka filluar kontrolle në tregjet ku shiten fishekzjarre për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë festave të fundvitit.

Sipas policisë “kontrollet kanë vijuar në subjektet në tregun “Çam” për verifikimin e dokumentacionit dhe licencave nga subjektet dhe tregëtarët që importojnë, magaziojnë dhe tregëtojnë lëndë piroteknike dhe fishekëzjarre.

Gjatë kontrollit dhe inspektimit për shitjen të këtyre lëndëve, nuk u konstatuan probleme.

Shërbimet e Policisë do të vazhdojnë kontrollet në vijimësi për të bërë të mundur identifikimin e subjekteve dhe kontrollin e tyre për të qenë sa më të kontrollueshëm dhe të ndërgjegjshëm për tregtimin e këtyre produkteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve në prag të festave të fundvitit”.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432