INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si të luani në Snapchat me qenin tuaj…[VIDEO]

Publikuar më: 13:31 27-12-2018

Ju që dashuroni qentë tashmë do te keni edhe më shumë mundësi të argëtoheni me mikun tuaj.

Aplikacioni Snapchat ju jep mundësinë që të luani edhe me më shumë filtra, filtra dedikuar për qentë.

Pak muaj më parë u publikuan filtrat për macet, por këtë herë Snapchat zgjerohet duke ju dhënë mundësinë të luani me qenin tuaj.

Qentë tuaj mund të kenë syze, të zbukurohen me në flutur apo edhe me një picë.

Filtrat e publikuar për macet u pritën me entuziazëm në rrjetet sociale e për këtë arsye edhe pronarët e qenve kërkuan që edhe miqtë e tyre të kishin mundësi për filtra. E tashmë me përditësimin në aplikacionin e Snapchat ju do të gjeni edhe lente për qentë. Këto lente shfaqen në karuselë së bashku me të gjitha opsione por janë të shënuara me një vijë blu.

Sapo hapni filtrin, do t'ju shihni opsionin: 'Provoni me një mace ose një qen'.

Disa nga lentet ju ofrojnë pajisje dhe aksesorë të përshtatur për kafshët, të tilla si syze, ndërsa të tjerët koordinojnë dy vështrime; lentet e picerisë, për shembull, do të vendosë fytyrën e qenit tuaj në qendër të një copëze pice.

Kujtojmë se filtrat për macet ishin fillimisht vetëm tre por me kalimin e kohës u zgjeruan.

Dhe për ju që dashuroni qentë me siguri kjo është një dhuratë e bukur për festat e fundvitit.

Article Logic
Execution time: 0.0040040016174316