INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si ta përballoni ndarjen nga partneri

Si ta përballoni ndarjen nga partneri

Publikuar më: 12:23 25-04-2016
Ndarja nga partneri është një ndër gjërat më normale që mund të ndodhë.
Nuk duhet të analizohet arsyeja pse shkuat në ndarje, por duhet të mendoni si do e përballoni atë për të ecur përpara dhe të njihni dikë të ri në jetën tuaj.
 
1. Ndërprisni çdo kontakt me të
Shumica e njerëzve mendojnë se edhe pas ndarjes, është ende mundësia për t’u rikthyer. Kjo është e gabuar, sepse nëse diçka përfundon, duhet të mësoheni me idenë e ndarjes.
 
2. Harrojeni seksin me të
Ju shpeshherë bëheni nostalgjikë, për lidhjen tuaj të mëparshme, sidomos për marrëdhëniet tuaja seksuale. Nuk duhet ta mendoni më, sa  mirë shkonit në shtrat sepse kjo do ju pengojë të pëlqeni dikë tjetër.
 
3. Shmangini miqtë e tij
Nëse nuk e keni shoqërinë e përbashkët, mundohuni të mos takoheni me miqtë e tij, sepse çdo kujtim do ju çojë te ai.
 
4. Koha është ilaçi më i mirë
 Nëse ende jeni të dëshpëruar  nga ndarja, koha shëron çdo gjë. Jepni vetes suaj, kohën e duhur, për të nisur çdo gjë nga fillimi.
 
5. Jepini vetes mundësira të reja
Fakti që jeni zhgënjyer më përpara, nuk do të thotë se çdo histori që nisni do përfundojë keq. Jini optimistë, sepse pas shiut del gjithmonë dielli.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038208961486816