INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet një peshkaqen 4 metër i gjatë në Vlorë

Kapet një peshkaqen 4 metër i gjatë në Vlorë

Publikuar më: 10:01 25-04-2016

Një peshkaqen me përmasa të pazakonta ka rënë në rrjetën e disa peshkatarëve në Vlorë.

Peshkaqeni prej më tepër se 400 kilogramë dhe 4 metra i gjatë mësohet se është kapur mëngjesin e sotëm rreth 200 metra larg gjirit të Gramës.

Sipas peshkatarëve, përmasat e tij kanë bërë që të hasnin vështirësi për ta hipur në varkë.

E ndërsa pas përmbushjes me sukses të këtij qëllimi ata shfaqen të kënaqur dhe triumfatorë në këto foto që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

Peshkaqeni është ndër më të mëdhenjtë që është kapur deri tani në brigjet e Vlorës.

Article Logic
Execution time: 0.0043890476226807