INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë ka bërë peshkaqeni më i veçantë në Afrikën e Jugut

Ja çfarë ka bërë peshkaqeni më i veçantë në Afrikën e Jugut

Publikuar më: 13:15 29-07-2016
Peshkaqeni i bardhë ka demostruar fuqinë e tij në ujërat pranë një ishulli në Afrikën e Jugut.
Ai është një nga grabitqarët më vdekjeprurëse në botë. Fotografi Yirui Heng, nga Singapori ka arritur të kapë pamje mahnitëse, ndërsa  ishte  së bashku me disa miqtë e tij në Afrikën e Jugut. Ata i kanë hedhur  një karrem peshkaqenit të bardhë dhe menjëherë ai i ishte afruar anijes së tyre.
Ajo që ra në sy dhe i shokoi të gjithë, ishte kur peshkaqeni i bardhë fluturoi në ajër në tentativë për të kapur karremin.
Kjo ishte hera e parë që Yirui përballej me një peshkaqen të bardhë dhe për këtë ai shprehet se ka qenë shumë me fat. “Peshkaqeni ishte vetëm 10 metra larg nga varka. Jam me fat që dola atë ditë në det”, shprehet autori i fotove të mrekullueshme. Goxha guxim!
 
Article Logic
Execution time: 0.0047221183776855