INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marina dhuron një puthje të rrezikshme

Marina dhuron një puthje të rrezikshme

Publikuar më: 18:22 20-02-2016

Prezantueses së njohur duket se i pëlqen të rrezikojë.

Ajo i është futur një sfide të rrezikshme dhe është vetë e para që e pranon diçka të tillë. Në një foto që ka postuar nga Dubai, ku aktualisht ndodhet, Marina shfaqet duke puthur atë që duket si një peshkaqen, për të cilin librat e biologjisë thonë se nuk është një kafshë dhe aq miqësore. Edhe bukuroshja 24 vjeçarë është e këtij mendimi, pasi në mbishkrimin e fotos thotë se ka vetëm dy alternativa, “të puthet apo të vritet”. Por në të vërtetë, sa mundësi ka që peshkaqeni të thyejë xhamin vetëm për të provuar puthjen nga buzët e Marinës? Pamja duket me të vërtetë tunduese, por duke gjykuar nga fakti që ajo ia ka dalë ta postojë foton na mbetet të besojmë që kafsha e shkretë nuk ia ka dalë mbanë në misionin e saj. Për të mirën e Marinës...dhe Ghettos. 

Article Logic
Execution time: 0.0041191577911377