INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Riri dhe Drake e bëjnë përsëri!

Riri dhe Drake e bëjnë përsëri!

Publikuar më: 14:28 20-02-2016

Dashuria mund të vdesë, por alkimia dhe tërheqja trupore sa vjen e bëhet më e nxehtë.

Këtë gjë e dijnë mirë Riri dhe ishi i saj, Drake të cilët ia janë rikthyer “kohërave të bukura”, edhe pse për pak minuta në një videoklip. Ose të paktën kjo është ajo që dimë ne! Duke gjykuar nga momentet përvëluese të ish çiftit, nuk është e thënë që të mos kenë bërë pak prova larg kamerave. Twerk-u i Ririt pas Drake tregon që zjarri mes tyre jo vetëm që nuk është shuar, por pritet të shpërthejë nga çasti në çast. Megjithëse ata janë profesionistë dhe si të tillë nuk kanë nevojë të ndjejnë diçka që ta bëjnë atë. Gjithçka u shfaq në një video ngacmuese 30 sekondëshe të bashkëpunimit të tyre “Work”, që bukuroshja 28 vjeçare ka zbuluar. Bëhet e ditur se videoklipi i ri pritet të publikohet ditën e hënë. Të presime  të shohim se si ç’fund do të ketë zjarri mes Ririt dhe reperit kanadez.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211