INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viola Davis: Jared Leto është komplet një i çmendur

Viola Davis: Jared Leto është komplet një i çmendur

Publikuar më: 14:34 21-02-2016

Kemi dëgjuar se aktorët bëjnë çdo gjë për të qënë më pranë personazhit, por Jared Leto i kalon kufijtë.

Gjatë sestet të xhirimit për filmin e shumëpritur “Suicide Squad”, aktorja Viola Davis pohon se Jared Leto i ka trembur të gjithë. Ai kishte përgatitur një dhuratë për kastin e aktorëve, e cila ishte një derkuc i ngordhur, të cilin e vendosi mbi tavolinën e dhomës së provave. Davis, e cila luan në film përkrah Letos në rolin e një oficereje të shtetit, u shpreh se të gjithë ngelën me gojë hapur dhe ajo personalisht mendon se Leto është vërtet një i çmendur. Nuk është hera e parë që Joker-i vepron në këtë mënyrë. Ai i dhuroi edhe koleges së tij, Margot Robbie, e cila luan personazhin e Harley Quinn, një mi të gjallë të futur në një kuti kartoni. Aktorja teksa hapi kutinë, bërtiti me të madhe, por e pranoi dhuratën, duke e quajtur miushin Rat Rat. Ndoshta roli i Joker-it ka një impact të madh në karakterin e aktorëve, kujtojmë Heath Ledger, i cili vrau veten pas përfundimit të filmit “The Dark Knight”. Duket se Leto duhet të bëjë pak kujdes!

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877