INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Joker, çfarë vjen për Jared Leto?

Pas Joker, çfarë vjen për Jared Leto?

Publikuar më: 12:59 06-04-2016

Shumë i kujdesshëm është treguar Jared Leto në përzgjedhjen e projekteve kinematografike në të cilat vendos të marrë pjesë.

Që nga koha kur fitoi një Oscar në vitin 2013, Leto ka pranuar vetëm një rol, atë të “Princit Klloun të Krimit”, Joker, në “Suicide Squad”. Por duket se era ka ndryshuar drejtim pasi më në fund vijnë lajme të mira nga aktori 44 vjeçar. Ai tanimë ka rënë në dakortësi për t’u bërë pjesë e kastit të “The Outsider”, një thriller aksion që është zhvendosur në kohën e pas-luftës së dytë botërore në Japoni. Leto do të interpretojë rolin e një ushtari amerikan që burgoset dhe arrin të arratiset vetëm falë ndihmës së mikut të tij të qelisë. Për ta parë në kinema natyrisht që duhet të presim pak, duke qenë se xhirimet fillojnë jo më parë se vjeshta e këtij viti.  

Article Logic
Execution time: 0.0039381980895996