INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Joker i Jared Leto-s

Joker i Jared Leto-s "torturon" artistët në klipin "Sucker for Pain" [VIDEO]

Publikuar më: 11:38 27-06-2016

Aty ku mendonim se kishin mbaruar trailerat dhe videot ngacmuese për “Suicide Squad”, skuadra e kriminelëve-heronj është kthyer sërish.

Dhe e ka bërë këtë në mënyrën që askush nuk e priste, nëpërmjet një videoklipi. Fansat e filmit që del në muajin gusht i kanë hedhur një tjetër sy antagonistit Joker në këngën soundratck “Sucker For Pain”, të realizuar nga Lil Wayne, Wiz khalifa dhe Imagine Dragons. Ky videoklip fokusohet kryesisht në personazhin Joker të Jared Leto’s, i cili duket se i ka mbyllur në kafaze artistët që këndojnë. Përtej videos që mban vulën e Princit Klloun të Krimit, teksti i errët përshkruar marrëdhënien e tendosur të Joker me bashkëpunëtoren e tij Harley Quinn. Gushti duket ende i largët për ata që kanë mbi 1 vit që e presin filmin.

Article Logic
Execution time: 0.0042569637298584