INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake mund rekordin e

Drake mund rekordin e "pathyeshëm" të Ririt

Publikuar më: 11:35 27-06-2016

Dita duhet të vinte, por s'besonim të ishte reperi i "Started form the Bottom" ai që do ia arrinte.

Drake zbret na froni vajzën e keqe Riri. Artisti kanadez ka mundur yllin e muzikës RnB duke i marrë rekordin për këngën që ka qëndruar më gjatë në vendin e parë të klasifikimeve. Java e 11-të në krye për këngën e re të Drake, “One Dance”, ka mundur rekordin që më parë mbahej nga super-hiti i Ririt në bashkëpunim me Jay Z, “Umbrella”. U desh gati një dekadë që dikush të zbriste nga froni bukuroshen 28 vjecare dhe hitin e saj të vitit 2007, por nuk mendonim se ishte Drake ai që do ia dilte. Por nuk ishte e lehtë as për “One Dance”, e cila, e realizuar në bashkëpunim me Wizkid dhe Kyla, për pak e humbi vendin e parë javën e kaluar kur u përball me sfidën e producentëve francezë Kungs.

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484