INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna ka një surprizë të bukur për fansat e

Rihanna ka një surprizë të bukur për fansat e "Star Trek" [VIDEO]

Publikuar më: 13:21 27-06-2016

Ashtu siç ishte premtuar edhe përgjatë fundjavës, Rihanna vjen me një singëll të ri.

Po flasim për “Sledgehammer”, që do të bëjë pjesë në serinë e re të filmit “Star Trek: Beyond”, e që ka patur premierën ditën e sotme në orët e para të mëngjesit. Bashkë me këtë këngë është lançuar edhe posteri që paraqet Rihanna-n ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim zakonisht. Me një grim të veçantë dhe flokët që ia merr era, 28-vjeçarja ka përcjellë një pamje tepër futuristike. Këtë e shohim edhe në trailerin pak sekondësh të këtij klipi të ri që fillimisht do të jetë ekskluziv në Tidal!

Article Logic
Execution time: 0.0032861232757568