INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avioni që furnizohet me energji diellore, ka kryer me sukses fluturimin e parë

Avioni që furnizohet me energji diellore, ka kryer me sukses fluturimin e parë

Publikuar më: 04:06 25-04-2016

Një avion që përdor vetëm energjinë diellore, është ulur në Kaliforni ditën e shtunë, pas një fluturimi 3 ditor përmes Oqeanit Paqësor. Ky fluturim është një arritje e rëndësishme sepse nuk është përdorur asnjë pikë karburant për furnizimin e avionit, por vetëm energji diellore.

Avioni Solar Impulse 2, drejtohej nga piloti Bertrand Piccard, i cili bëri një fluturim të mrekullueshëm në urën Golden State, ku spektatorët po shikonin të mahnitur.

Pas uljes së avionit të parë që punon pa naftë, piloti dha një konferencë për shtyp:

“Ishte një moment gjatë natës kur unë po shihja reflektimin e hënës në oqean dhe po mendoja: Jam krejtësisht vetëm në këtë kabinë të vogël dhe ndjehem tërësisht i sigurt. Jam shumë mirënjohës që jeta ma solli një eksperiencë të tillë, është ndoshta eksperienca më fantastike që kam përjetuar,”- u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607