INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju ka ardhur në maje të hundës? Mësoni cila është mënyra më e mirë për t’u ndarë nga partneri

Ju ka ardhur në maje të hundës? Mësoni cila është mënyra më e mirë për t’u ndarë nga partneri

Publikuar më: 23:12 13-04-2018

Na kanë lënë, kemi lënë, por sido që të jetë, të gjithë biem dakord për një gjë: Ndarja s’është asnjëherë e lehtë, për të dyja palët.
Për shkak të diskutimeve që hap, tema e ndarjes ka qenë objekt i një studimi të universitetit Brigham Young, në Mexico City, ku studiuesit janë përpjekur të zbulojnë se cila është mënyra më e mirë për t’u ndarë me një person.

Përgjigjja? Tregohuni tmerrësisht të sinqertë.

Studimi mori në pyetje 145 persona, për të parë se si do të përgjigjeshin ndaj lajmeve të këqija të përcjella në mënyra të ndryshme, ku një ndër lajmet e këqija ishte edhe ai i ndarjes.
Subjekteve iu kërkua ta vlerësonin çdo situatë në bazë të disa cilësive të treguara nga personi që përcjell lajmin e keq, ku cilësitë ishin: qartësia, konsiderata, të qenit i drejtpërdrejtë, eficenca, sinqeriteti, të qenit specifik dhe të qenit i arsyeshëm, sipas bordo. Subjektet duhet të zgjidhnin se cilat cilësi ishin më të rëndësishme për ta.

Siç doli, cilësitë më të kërkuara ishin qartësia dhe të qenit i drejtpërdrejtë, pasi subjektet dëshironin që ta merrnin lajmin sa më parë, pa shumë fjalë të tepërta.

“Mos thoni menjëherë “Dua të ndahem”, por paralajmëroni duke thënë “Duhet të flasim”, që personi ta dijë që po vijnë lajme të këqija.”- thanë studiuesit.

E njëjta gjë kërkohej edhe në rastet e pushimit nga puna: Një lajmërim i prerë “Je i pushuar” pritej më mirë se sa një fjalim me arsyet se çfarë nuk shkonte. Ndërsa për sa i përket lajmeve mbi gjendje të keqe shëndetësore, njerëzit nuk donin asnjë “llustër” mbi lajmin, por vetëm të thuhej siç ishte në realitet.

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869