INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
#shohINtv: IN Tv vjen me programin më të ri dhe...IN!

#shohINtv: IN Tv vjen me programin më të ri dhe...IN!

Publikuar më: 12:34 25-04-2016

E morët vesh?

Tani e në vazhdim përveç intervaleve  muzikore si dhe emisioneve tashmë të suksesshme e të larmishme si: Fun Day, 3Jat, IN Life, IN Da Hood, Zoom IN, Gossip Girl, Geek Room, IN News dhe Agenda, IN Tv sjell për miqtë e tij teleshikues edhe një larmi filmash, dokumentarësh, seriale të ndryshme për fëmije dhe të rritur që do t’ju shoqërojnë përgjatë gjithë javës.

Programacioni i ri përfshin filma çdo natë në 21:30 dhe gjatë fundjavës, një program që do t’ju bëjë mos të doni të dilni nga shtëpia.

IN do të ofrojë çdo natë filma në 21:30 për dashamirësit e filmit nga secila kategori, CineMania, larmi filmash Hit, CineLove filma romantike dhe CineFun filma për të gjithë familjen.

Nuk do të mungojnë as seriale nga më të ndjekurit dhe për të gjitha moshat, për të mbërthyer shikuesit e IN Tv pas ekranit.

Duke filluar nga serialet për të gjithë familjen, si “See Dad Run”, i cili do të transmetohet çdo të shtunë në orën 14:30 dhe do të ritransmetohet të dielave në orën 19:00.

IN Tv ka menduar edhe për ndjekësit e tij më të vegjël, që do të kenë mundësi të ndjekin serialin e animuar “T.U.F.F. Puppy”, i cili do të transmetohet çdo të shtunë dhe të diel në orën 08:30.

Një pjesë të rëndësishme të serialeve do ta mbulojnë ato për adoleshentë, një kategori teleshikuesish që është gjithmonë dominante.

“Popland”, i cili do të transmetohet çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte në orën 17:00 dhe ritransmetohet të shtunën dhe të dielën në orën 12:00.

“The Greenhouse”, çdo të martë dhe të enjte në orën 17:00 dhe ritransmetohet të shtunën dhe të dielën në orën 10:30.

“Sam & Cat”, i cili do të transmetohet çdo të shtunë dhe të dielë në orën 9:30.

“ The Tundermans” vjen për ju sërish në fundjavë, çdo të shtunë dhe të dielë në orën 11:30.

I fundit por jo më pak i rëndësishëm është seriali i njohur shqiptar “Kokrrat”, i përshtatshëm vetëm për të rritur. Treshja simpatike e djemve, Bjordi Mezini, Erjon Bubullima dhe Jetart Pjetërnikaj do të vijnë çdo javë në IN Tv me skeçet e tyre plot humor dhe satirë. Çdo të premte në orën 18:30 dhe ritransmetimi çdo të shtunë në orën 14:00.

Pjesë tjetër e rëndësishme dhe e pandarë e IN Tv do të jenë dokumentarë nga më të suksesshmit dhe të larmishmit, si natyrorë, biografikë apo industrialë. Çdo të shtunë në orën 19:00 dhe të dielë në orën 17:00 dhe ritransmetimi çdo të enjte në orën 18:00.

Sigurisht programacionit të ri i ka paraprirë prej pak ditësh edhe një fushatë interesante në mediat sociale, nën hashtagun #shohINtv, ku ju mund të bëheni pjesë lehtësisht.

Të gjithë mund të bashkohen me IN TV, në këtë fushatë e ta postojnë videon në rrjetet sociale nën hashtag #shohINtv. Gjithashtu mund ta ndani edhe me miqtë e të afermit tuaj duke nominuar jo më shumë se tre prej tyre. Videot më kreative do të publikohen edhe në faqen zyrtare të IN Tv.

IN Tv For Life është motoja perfekte për argëtimin e të gjitha grup-moshave shqiptare përpara ekranit të televizionit.

Article Logic
Execution time: 0.0039279460906982