INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Si pate guxim ta tradhtosh?!''/ Tea qenka zhgënjyer nga Andi dhe arsyeja është kjo: Bëri sikur…[VIDEO]

''Si pate guxim ta tradhtosh?!''/ Tea qenka zhgënjyer nga Andi dhe arsyeja është kjo: Bëri sikur…[VIDEO]

Publikuar më: 15:35 07-02-2021

Tea i është përgjigjur përmes një videoje në Youtube, pyetjeve per te cilat te gjithe jane kuriozë së fundmi. Tea ka treguar se ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta për të për shkak të ofendimeve që ka marrë.

“Këto ditët e fundit nuk kanë qenë aq të lehta, sepse të kthehet një shqiptari e tërë kundër të të shajë të të ofendojë të të urojë vdekjen nuk është aq e lehtë sado person i forte të jesh është e vështirë të kapërdihet, por ja që kaloi. Thonë që çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por kjo e imja zgjati më shumë. E rëndësishme është që kam pasur mbështetje nga njerëzit e mi të afërt dhe kam kaluar gjëra më të vështira se kjo dhe mbetet në të shkuarën dhe ne ecim përpara”, shprehet Tea.

Një pyetje tjetër ishte “si pate guxim ta tradhtosh Andin” dhe Tea nuk hezitoi të përgjigjet.

“E gjithë kjo gjullurdi ka qenë sepse unë dhe Andi skemi qenë kurrë bashkë, ajo që ka ndodhur aty ska qenë reale. Kemi qenë vetëm miq. Në emision tregonim diçka tjetër, nuk e kam tradhtuar sepse nuk kam si ta tradhtoj kur skemi patur gjë.”, u shpreh ajo.

Tea tregoi gjithashtu se ndihet shumë e zhgënjyer nga intervista e Andit në “Roped Ëith Olsi”.

“E zhgënjyer. U zhgënjeva nga ajo intervistë, sepse Andi bëri sikur ishte i lënduar dhe nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate. Kur në fakt ka qenë në dijeni të kësaj situate që nga fillimi”, thotë Tea.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031840801239014