INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë s’u tha për të pas fotove me Beartin, TEA ka diçka për të thënë: “Femna duron…”

Çfarë s’u tha për të pas fotove me Beartin, TEA ka diçka për të thënë: “Femna duron…”

Publikuar më: 14:33 10-02-2021

Tea Trifoni është padyshim vajza më e përfolur e momentit. Ajo doli e përputhur nga emisioni me Andin, por jashtë programit ishte e lidhur prej muajsh me një tjetër ish konkurent të “Përputhen”, Beartin.

Pasi u zbulua e vërteta ata dhe sidomos Tea u përball me një sulm të ashpër nga fansat dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ndërsa disa herë u përpoq të shpjegonte se ishte e detyruar për shkak të kontratës që të dilte e përputhur me Andin, ndërsa sqaroi se produksioni ishte në dijeni të gjithçkaje.

E ndërsa situata është qetësuar disi, ajo dhe Bearti janë parë të qetë teksa shijojnë lidhjen e tyre larg vëmendjes.

Por ajo që na bëri përshtypje është një shprehje e saj e postuar në instagram ku thuhet: “Femna duron më shumë se toka që mban gjithçka”.

Mesa duket Tea e ka vërtetuar edhe vetë kohët e fundit se një femër është e fortë dhe se mund të përballojë shumë më tepër sesa mendon në të vërtetë.

teaa-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0054130554199219