Luiz Ejlli dhe Jul Deda u shfaqën së bashku në emisionin “Breaking”, ku zhvilluan një bisedë me tone humori rreth eksperiencës së tyre në “Big Brother”.
Gjatë intervistës, Luizi iu drejtua Julit me ironi për rezultatin e tij në format. Ai i tha se nuk duhej të dilte në studio pasi ishte mundur nga Egla.
Jul Deda iu përgjigj në të njëjtën frymë, duke deklaruar se e konsideron më të pranueshme humbjen përballë Eglës sesa përballë Luizit.
“Si s’ke turp e del këtu, të mundi Egla”– tha Luizi për Jul Dedën, mes të qeshurash.
“Është më mirë të të mund Egla se sa të humbasësh me Luizin.”- tha Jul Deda.
Shkëmbimi i batutave u zhvillua mes të qeshurash, ndërsa të dy e trajtuan situatën në kuadër të humorit.








11 Feb 2026 





