Shumica e të rriturve shqiptarë kanë si shqetësim themelor çështjen e parave. Sipas sondazhit ndërkombëtar të Gallup, 58% e të anketuarve kanë pranuar se çmimet e larta, pagesat e ulëta dhe standardi i jetesës në Shqipëri janë shqetësime që i mundojnë më së shumti.
Shqipëria renditet te shtetet ku më shumë se gjysma e popullsisë e cilëson çështjen e ekonomisë si një problem kryesor, në rang kombëtar. Në nivel global, vetëm 23% e personave të rritur e konsiderojnë ekonominë si temën më të rëndësishme ndërkombëtare, sipas story.al.
Afërmendsh, ky trend vjen në varësi të të ardhurave që ka vendi. Në shtetet ku të ardhurat janë të larta, mesatarisht 21% e qytetarëve të rritur shqetësohen për paratë dhe pamundësinë për të përballuar shpenzimet bazë. Në vendet me të ardhura mesatare të larta, përqindja rritet në 31 dhe në vendet me të ardhura mesatare të ulëta, shkon në 36% – 38%.
Sondazhi i kryer nga Gallup thekson edhe një herë hendekun e madh dhe sfidues ekonomik me të cilin qytetarët shqiptarë hasen çdo ditë.








11 Feb 2026 





