INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si në filma! Pas arratisë, arrestohet sërisht shqiptari

Si në filma! Pas arratisë, arrestohet sërisht shqiptari

Publikuar më: 09:34 21-06-2018

25-vjeçari Mariglen Cybi është arrestuar në Itali. Mediat italiane thonë se ai ishte arratisur në gusht të vitit 2017 dhe është prangosur vetëm një ditë më parë. 10 muaj më parë ai u arratis nga spitali, ku ndodhej nën mbikëqyrjen e policisë. I riu në atë kohë ishte arrestuar për vjedhje e grabitje.

Ai ishte i shtruar në spital, ku ka mundur t'i shpëtojë policëve, që e ruanin, të cilët dhe i sulmoi.
Ka qenë një patrullë e policisë në Tuscia, Itali që e ka zbuluar dje 25-vjeçarin shqiptar, i cili me të parë makinën ka tentuar të arratiset sërish.
Edhe pse ai ishte kapur nga policia, sërish Cybi ka bërë një sulm ndaj karabinierëve në tentativë për të shpëtuar, por pa ja dalë dot.
Shqiptari ishte duke udhëtuar me një makinë tip ‘Benz’ me motor të fuqishëm, që ishte grabitur.

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869