INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e Enea Ftoit, prokuroria ngre akuza për 3 efektivët: Nuk i dhanë ndihmë e lanë të vdiste në qeli

Vdekja e Enea Ftoit, prokuroria ngre akuza për 3 efektivët: Nuk i dhanë ndihmë e lanë të vdiste në qeli

Publikuar më: 09:38 21-06-2018

Prokuroria e Korçës ka ngritur akuza ndaj policëve të Komisariatit të Korçës për vdekjen në qeli të të riut, Enea Ftoi. Pasi ka rrëzuar akuzat për dhunë, prokuroria ka akuzuar tre efektivët e Policisë së Korçës se nuk i kanë dhënë ndihmën e nevojshme të arrestuarit. Familjarët e Enea Ftoit reaguan pas bërjes publike të ekspertizës për vdekjen e të riut ku thuhej se shkak për vdekjen e tij nuk ishte dhuna. Ata kanë kërkuar që të zhvarroset trupi me qëllim që të bëhet një riekspertim. Sipas tyre Enea kishte shenja dhune në trup dhe fytyrë ndërsa krahun e kishte të thyer. Të afërmit e të riut janë të bindur se ai vdiq nga dhuna e policisë. “Nëse nuk zbardhet e vërteta, do bëjmë vetëgjyqësi”-deklaruan familjarët e Ftoit.

Article Logic
Execution time: 0.0023360252380371