INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë! Djali vret të dy prindërit në Durrës

E rëndë! Djali vret të dy prindërit në Durrës

Publikuar më: 09:22 29-06-2017

Durrësit është tronditur mëngjesin e sotëm nga një krim i rëndë në familje, ku djali ka vrarë babain dhe nënën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Xhafzotaj. Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë arrestimin e autorit të vrasjes së dyfishtë. Nga hetimet paraprake, L.N dyshohet se vuan nga probleme mendore. Ai po merret në pyetje ne komisariatin e Durrësit lidhur me ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N”.
Ndërkaq policia ka bërë me dije se bashkë me autorin ka sekuestruar edhe armën e krimit, një çifte që iu gjet autorit. Ai u dërgua në komisariatin e policisë ku po merret në pyetje për arsyet e krimit të rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0023300647735596