INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rezultati i zgjedhjeve, Vasili: Votat u blenë me polici dhe banda kriminale nga Rama

Rezultati i zgjedhjeve, Vasili: Votat u blenë me polici dhe banda kriminale nga Rama

Publikuar më: 23:11 28-06-2017

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ishte i ftuar mbremjen e sotme në emisionin “Opinion”, ka ai ka folur lidhur me atë se çfarë ndodhi në  në zgjedhjet parlamentare.

Ai foli edhe për pretendimin e LSI se është është ushtruar presion  mbi qytetarët për të mos voutuar këtë parti. Petrit Vasili deklaroi se bandat kriminale dhe policia, kanë qenë njësh për t’u bërë presion votesve.

“Ju kanë bërë presion votuesve që të mos votojnë për LSI se do ti heqin nga puna, këto i kanë bërë njerëzit e PS më urdhër të Edi Ramës”, është shprehur numri një i Lëvizjes Socialiste për Integrim, forcë politike e cila arriti të merrte vetëm 19 mandate nga zgjedhjet parlamentare. Ndaj votuesve  është ushtruar dhunë dhe terror pasi të dhënat që kishte Partia Socialiste për zgjedhjet ishin tepër të ulëta për numrin e votave që do të merrte. Rama ishte në krye të këtij bashkëpunimi mes bandave kriminale dhe policisë për të vjedhur zgjedhjet”, tha kreu i LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721