INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si na paska shpëtuar! Konfirmoi lidhjen? Xhemi Shehu ngacmon Arbanën dhe të dashurin e saj të përfolur: Nuk e di ça…[FOTO]

Si na paska shpëtuar! Konfirmoi lidhjen? Xhemi Shehu ngacmon Arbanën dhe të dashurin e saj të përfolur: Nuk e di ça…[FOTO]

Publikuar më: 20:38 28-04-2019

Prej muajsh në mediat rozë ka qarkulluar një tjetër lajm sipas të cilit moderatorja e njohur ka nisur një lidhje me regjisorin e programit që ajo drejton, Eduart Grishaj. Gjatë gjithë kësaj periudhe ku në mediat rozë është folur shumë për këtë romancë të mundshme, Arbana s’ka dhënë asnjë shpjegim, por duket shumë e lumtur.

Arbana dhe Eduarti i komentojnë shpesh njëri-tjetrit në rrjetet sociale dhe para pak ditësh regjisori I shkroi moderatores: “Prandaj më paska ik dielli nga Londra”. Arbana nuk e ka anashkaluar komentin e tij duke i kthyer që të shikojë se mos i ikën ndonjë kërmill nga pjata.

Komentet e tyre i kanë lënë me kaq, por ka qenë mikja e ngushtë e Arbanës, Xhemi Shehu e cila i ka hedhur benzinë zjarrit.

“Nuk e di se ça do të bëjnë portalet me ju tani që do të jetë diell dynjaja”, shkruan Xhemi. Është Eduarti ai që i ka replikuar moderatores duke i shkruar “na rri afër që të kapësh ndonjë rreze edhe ti”.

“Jo flm jam përvëlu mjaftushëm”., vazhdon replikën Xhemi, ndërsa regjisori në formë shakaje i komenton, “ti je për një tender rikonstruksiuoni për flakët”.

damtt.png

Article Logic
Execution time: 0.0032289028167725