INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si kurrë më parë artisti shqiptar, ish-i i banores VIP rrëfen betejën me lëndët narkotike dhe ARSYET e arrestimit nga policia

Si kurrë më parë artisti shqiptar, ish-i i banores VIP rrëfen betejën me lëndët narkotike dhe ARSYET e arrestimit nga policia

Publikuar më: 11:29 19-11-2021

Bojken Lako ka qenë ndër emrat më të lakuar javëve të fundit.

Artisti shqiptar u bë kryetemë e medias rozë pas hyrjes së ish të dashurës së tij në Big Brother.
Semi Jaupaj e ka përmendur disa herë Bojkenin duke zbuluar detaje nga bashkëjetesa e tyre.

I ftuar në emisionin ‘’Pikë’’ Lako bëri një rrëfim të rrallë për jetën e tij personale.

Ai zbuloi se ka qenë i varur nga lëndët narkotike, betejë të cilën e ka kaluar tashmë.

Kjo është temë shumë delikate dhe theksoj që duhet bërë shumë kujdes. Unë isha me fat, por të rinjtë e sotëm janë më abuziv sesa ishim ne dikur. Duhet të heqin dorë para se gjërat të arrijnë në një pikë pa kthim”, tha ai.

Tutje Bojken Lako zbuloi se lëndët narkotike ishin edhe arsyeja që ai kishte përfunduar në prangat e policisë.

Nuk e kam treguar kurrë publikisht këtë”, tha artisti duke mos dashur të jap më shumë detaje rreth kësaj historie.

Article Logic
Execution time: 0.0028479099273682