INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtëpia në flakë, shpëton mrekullisht familja

Shtëpia në flakë, shpëton mrekullisht familja

Publikuar më: 10:25 22-11-2017

Në orët e para të mëngjesit, një shtëpi privatë është përfshirë nga flakët në Shkodër. Sipas të dhënave p[paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Oso Kuka”. Menjëherë në vendngjarje shkuan tre zjarrfikëse dhe forcat e policisë të cilat punuan për shuarjen e flakëve. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit nuk kishte persona, ndërsa dy fëmijët sapo ishin nisur për në shkollë.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga pakujdesia e zonjës së shtëpisë e cila mund të ketë harruar ndonjë pajisje elektrike ndezur.
Nga zjarri shtëpia është djegur totalisht në 3 dhomat e saj. Ndërkohë banesa ishte marrë me qira nga një grua.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486