INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët të parët në Ballkan për emigrimin drejt Gjermanisë

Publikuar më: 09:20 16-10-2018

Emigrantët që kërkojnë një jetë më të mirë në Gjermani kanë shënuar një ulje të numrit të përgjithshme. Megjithatë superfuqia europiane mbetet një vend atraktiv, sidomos për qytetarët e BE-së, numri i emigrantëve që vijnë nga Ballani ka shënuar sërish rritje numri i të ardhurve.

Emigrimi në Gjermani shënon rënie në përgjithësi. Në vitin 2017 kanë ardhur 416.000 njerëz më shumë në Gjermani se sa janë larguar. Sipas Zyrës Federale të Statistikave në Visbaden, ardhjes së 1,551 milionë vetëve i qëndron përballë një shifër tjetër, largimi i 1,135 milionë njerëzve. 

Nga Ballkani në Gjermani përgjatë 2017 kanë shkuar më shumë persona. Shqipëria shënon dhe rekordin e personave që kanë emigruar drejt Gjermanisë. 

Në vitin 2017, ndryshe nga viti 2016, ka pasur një rritje të numrit të ardhurve nga vendet e Ballkanit. Nga Kosova kanë ardhur gjithsej 8000 vetë vitin e kaluar, ndërsa nga Shqipëria nëse viti 2016 shënoi një rënie me 26.000 vetë të shqiptarëve, në 2017-n ky numër u rrit me 1000 vetë. Nga Serbia erdhën 6000 vetë, po kaq edhe nga Maqedonia.

Në vitin 2016 imigrimi në Gjermani shënonte shifra më të larta, 500.000 vetë më shumë erdhën krahasuar me ata që u larguan. 90% e atyre që kanë ardhur në Gjermani janë të huaj, pjesa tjetër janë gjermanë, ku bëjnë pjesë edhe gjermanët e ardhur nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Nga vendet aziatike kanë ardhur 140.000 vetë, nga vendet europiane jashtë BE-së kanë ardhur 60.000 vetë gjithsej, ndërsa nga Afrika 35.000 imigrantë. Ndërkohë ka rënë ndjeshëm numri i të ardhurve nga Siria, Afganistani dhe Irani.

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582