INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pornostarja amerikane mundet në gjykatë nga Donald Trump

Pornostarja amerikane mundet në gjykatë nga Donald Trump

Publikuar më: 09:21 16-10-2018

Pornostarja Stormy Daniels që ka paditur Presidentit Donald Trump ka humbur, pasi një gjyqtar amerikan ka hedhur poshtë padinë e aktores së filmave pornografikë, e cila ka thënë se ka kryer marrëdhënie seksuale me Presidentin amerikan.

Stormy Daniels, emri i së cilës është Stephanie Clifford, ka deklaruar se në 2006 ka patur një raport intim me Trump dhe ajo këtë çështje e paraqiti në gjykatë. E se Trump i kish ofruar para për të “mbyllur gojën”. Po Presidenti Trump shkroi në Twitter se Stormy kishte shpikur një historinë se ai e ka kërcënuar duke i paguar heshtjen.
Por gjyqtari tha që postimi ishte i mbrojtur me Amendamentin e Parë, i cili garanton lirinë e fjalës. Stormy Daniels u urdhërua gjithashtu të paguante tarifat ligjore të Trump, edhe pse shuma ende nuk është përcaktuar. Avokati i saj tha se do të apelonte kundër vendimit.Trump ka mohuar çdo marrëdhënie me aktoren.

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221